Meloni: Të 20 ministrat shqiptarë folën në italisht, u mallëngjeva

13 nëntor 2025 | 16:03

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka cilësuar miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke.

Në konferencën e përbashkët për mediet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni është shprehur se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes.

“Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, ka thënë Meloni. /EuronewsAlbania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e Speciales në Hagë e ka refuzuar…