Memli Krasniqi: 9 nëntori, mundësi për vazhdimin e qeverisjes së mirë të PDK-së

03 nëntor 2025 | 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka hapur zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, duke e quajtur atë “rrugën drejt fitores së punës, besimit dhe përvojës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi ka theksuar se PDK garon në gjashtë komuna me kandidatë të dëshmuar dhe programe konkrete: Shaqir Totaj në Prizren, Arian Tahiri në Mitrovicë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Sabedin Vishi në Kaçanik, Sokol Bashota në Klinë dhe Shaban Shabani në Dragash.

“Kryetarët nga radhët e PDK-së kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pa mbështetjen e nivelit qendror. Balotazhi i 9 nëntorit është mundësi për vazhdimin e shembullit më të mirë të qeverisjes lokale,” ka shkruar ai. Ai ka thënë shtuar se 9 nëntori është “dita e qytetarëve, e vlerave dhe e fitores”, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatëve të PDK-së.

Postimi i Krasniqit:

Sot nis zyrtarisht fushata e balotazhit të 9 nëntorit, dhe me të edhe rruga drejt fitores së madhe të punës, besimit dhe përvojës, në gjashtë komunat ku PDK garon me njerëz të dëshmuar, programe konkrete dhe ekipe të jashtëzakonshme.

Shaqir Totaj në Prizren, Arian Tahiri në Mitrovicë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Sabedin Vishi në Kaçanik, Sokol Bashota në Klinë dhe Shaban Shabani në Dragash janë, para së gjithash, njerëz të ndershëm, por edhe kryetarë të zotë, të afërt me qytetarët dhe të përkushtuar për të ardhmen e komunave të tyre.

Kryetarët nga radhët e PDK-së kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pa mbështetjen e nivelit qendror. Ata do të vazhdojnë të bëjnë punë edhe më të mirë me një qeveri që i mbështet të gjithë, pa dallim, siç bën PDK-ja.

Prandaj, balotazhi i 9 nëntorit është një mundësi për vazhdimin e shembullit më të mirë të qeverisjes lokale që PDK e ka vendosur si standard në Kosovë, kudo që ka qeverisur.

Kryetarët tanë janë të përcaktuar rreth vizionit të përbashkët për një Kosovë që zhvillohet së bashku me mirëqenien e qytetarëve të saj.

Sepse 9 Nëntori është dita e qytetarëve. Dita e vlerave. Dita e fitores. Sepse komunat tona meritojnë më mirë!

Voto PDK 191!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga të dhënat më të pazakonta nga raundi i…