Memli Krasniqi: Agimi me shokë bënë historinë, duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar

11 prill 2022 | 17:01

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 23-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi thotë se sot Kosova është e lirë dhe e pavarur falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit.

“Sot, 23 vjet pas flijimit për atdhe, kujtojmë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadanin. Sikur shumë mërgimtarë, ‘Katana’ kishte lënë sigurinë dhe luksin e Evropës për t’iu përgjigjur kushtrimit në Kosovë. Me përkushtim e guxim të madh, Agimi me shokë bënë historinë, duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe me perspektivë evropiane, vetëm falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit tonë. Lavdi e përjetshme!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara…