
Memli Krasniqi: Çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë
12 qershor 2025
| 12:16
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka thënë se mbesin me shpresën e thellë se do të jetë i fundit ky përvjetor që e shënojnë pa ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tjerë.
Ai ka thënë se çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Krasniqi ka thënë se lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri.
“Gëzuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Kosovës! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Nderim çlirimtarëve!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.