Memli Krasniqi fton presidenten dhe kryeministrin që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës

29 maj 2023 | 19:43

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për tensionet e rënda të krijuara në pjesën veriore të vendit dhe dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjestarëve të KFOR-it.

Në momente si këto, ku roli i gazetarëve për informimin e publikut është tejet i rëndësishëm, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi thekson se është tërësisht e papranueshme që puna e tyre të pengohet dhe që ata të shndërrohen në caqe të sulmeve.

“Kërkojmë nga institucionet kompetente të Qeverisë që të garantojnë masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët janë në detyrë dhe po raportojnë gjatë gjithë ditës nga pjesa veriore e Kosovës”, ka thënë Krasniqi nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa pjesëtarë të KFOR-it janë duke u trajtuar në Urgjencën…