Memli Krasniqi: Koha për Uranin është sot!

24 korrik 2025 | 00:11

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se koha për Uranin është sot dhe u ka bërë thirrje qytetarëve prishtinas që t’ia jepin mundësinë.“Koha për Uranin sot”, ka shkruar Krasniqi pas tubimit madhështor në Prishtinë.

Memli Krasniqi që ka qenë në një klasë me Uran Ismailin e përshkruan atë si energjik e të sinqertë. Thotë që ka ardhur koha për një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por edhe për zgjidhjet e tyre.

“Prej vitit 1994, kur e njofta për herë të parë në bankat e shkollës, Urani ka qenë i njëjtë: energjik, i sinqertë dhe gjithmonë gati me i dalë në krah qytetit të vet. Ka ardhë koha që Prishtina të ketë një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por i ka edhe zgjidhjet. Një lider që e njeh qytetin, i njeh hallet, dhe ka përgatitjen, ekipin dhe guximin me i zgjidh ato me përkushtim”.

“Jepja një shans Uranit. Dhe unë ju siguroj se ky do të jetë vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë për të ardhmen e Prishtinës. Koha për Prishtinën ka ardhë. Koha për Uranin është sot”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Koha për Uranin është sot!

Prej vitit 1994, kur e njofta për herë të parë në bankat e shkollës, Urani ka qenë i njëjtë: energjik, i sinqertë dhe gjithmonë gati me i dalë në krah qytetit të vet.

Ka ardhë koha që Prishtina të ketë një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por i ka edhe zgjidhjet. Një lider që e njeh qytetin, i njeh hallet, dhe ka përgatitjen, ekipin dhe guximin me i zgjidh ato me përkushtim.

Jepja një shans Uranit. Dhe unë ju siguroj se ky do të jetë vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë për të ardhmen e Prishtinës.

Koha për Prishtinën ka ardhë.

Koha për Uranin është sot!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke nisur nga ora 09:00, në Pallatin e Drejtësisë do…