Memli Krasniqi mbështet kandidaten për kryetare të Kamenicës, Jona Arifi

23 shtator 2025 | 18:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sot Kamenicën ku është pritur nga qytetarë të shumtë. Qëllimi i vizitës së tij ishte mbështetja e kandidates së PDK-së për kryetare të kësaj komune, Jona Arifi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ku ka vlerësuar lart kandidaturën e Arifit.

“Sot në Kamenicë pata kënaqësinë të jem në mbështetje të Jonës – një vajze të guximshme, profesioniste e përkushtuar dhe përfaqësuese e një gjenerate të re që sjell energji e vizion për një të ardhme më të mirë. Jona është shembull se si të rinjtë dhe gratë e vendit tonë mund dhe duhet të marrin përgjegjësi. Ajo ka punuar me pasion dhe ka dëshmuar se është gati të udhëheqë me komunën që e do shumë – Kamenicën. Me Jonën, e ardhmja e Kamenicës është më e mirë”, ka shkruar Krasniqi.

Arifi, e cila përfaqëson një gjeneratë të re në politikë, synon të marrë drejtimin e komunës së Kamenicës në zgjedhjet e ardhshme, me premtimin për zhvillim dhe qeverisje më afër qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij në OKB…