
Memli Krasniqi: Me Bekim Azizin kryetar Vitia do të zhvillohet më shumë
04 tetor 2025
| 21:57
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sonte në Viti në mbështetje të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Bekim Azizi.
Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se Bekimi është njeriu i ndershëm dhe i fjalës.
“Është Kryetari që do të punojë për çdo fshat, çdo lagje dhe çdo familje të Vitisë. Me Bekimin Kryetar dhe me #PDK191, Vitia do të ecë më shpejt, do të punojë më mirë dhe do të zhvillohet më shumë”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/share/p/19uPuWQ37H/?mibextid=wwXIfr