Memli Krasniqi: Me Riadin, Gjilani do të bëhet qyteti i studentëve

23 shtator 2025 | 20:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, u takuan sot me studentët e këtij qyteti, duke ndarë mesazhe motivuese dhe vizionin për një Gjilan më të mirë.

Në këtë takim, Kryetari Krasniqi tha se studentët janë arsyeja pse Gjilani ka energji, gjallëri dhe të ardhme. Ai kujtoi fjalimin e Steve Jobs para studentëve të Stanfordit, duke i ftuar të rinjtë e Gjilanit të qëndrojnë gjithmonë të uritur për dije dhe të guxojnë për të ëndërruar: “Stay hungry. Stay foolish.”

“Ne nuk presim nga ju vetëm të studioni dhe të merrni diploma. Ne presim që të guxoni, të besoni në vizionin tuaj, të sfidoni të pamundurën dhe të ndërtoni Kosovën më të fortë e më moderne,” tha Kryetari Krasniqi, duke theksuar se rinia e Kosovës ka talent, energji dhe dashuri për vendin, por i mungon mbështetja e duhur – të cilën PDK është e gatshme ta ofrojë.

Ai u shpreh krenar për kandidatin e PDK-së në Gjilan, duke thënë se Riadi është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit, që e njeh realitetin e qytetit dhe është i gatshëm t’i shërbejë rinisë me energji e vizion.

“Me Riadin, Gjilani do të bëhet qyteti i studentëve – një qytet që i mbështetë, i hap dyer dhe u jep më shumë mundësi për të krijuar,” tha Krasniqi, duke shtuar se më 12 tetor zgjedhja është e qartë: numri 191, Riad Rashiti kryetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas…