
Memli Krasniqi në mbështetje të kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri
04 shtator 2025
| 22:12
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku është takuar me kryetarin aktual të kësaj komune, Bedri Hamza dhe me kandidatin për kryetar të ardhshëm, Arian Tahiri.
Hamza dhe Tahiri, në Facebook kanë njoftuar se me kreun e PDK-së kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe përgatitjet për fitoren e radhës në Mitrovicë.
“Kënaqësi që bashkë me kryetarin Bedri Hamza të presim në Mitrovicë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Diskutuam rreth përgatitjeve për fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e fitores në Mitrovicë. Ne jemi gati!”, ka shkruar Tahiri.