Memli Krasniqi njihet me ambasadorin e ri amerikan prej vitit 2010

23 shkurt 2022 | 19:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka kujtuar kohën e njohjes me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hanovier.

Përmes llogarisë së tij në “Twitter”, Krasniqi ka bërë të ditur se me Ambasadorin Jeffrey Hovenier ishin takuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, pikërisht në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Atë kohë, Ambasadori Jeffrey Hovenier ka qenë pjesë e stafit të Zëvendëspresidentit të asaj kohe dhe presidentit aktual Joe Biden.

Madje, Ambasadori Jeffrey Hovenier ka qenë pjesë e takimit kur Joe Biden kishte thënë për ish-kryeministrin Hashim Thaçi se “Ky është George Washingtoni i Kosovës”.

“Dje në takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier ishte befasi e këndshme të kuptojmë që afërsisht 12 vjet më parë ishim në të njëjtin takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin aktual të ShBA-ve (Zëvendëspresident në atë kohë) dhe në atë kohë Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi”, kashkruar Krasniqi në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, i cili u mbajt më 21 korrik 2010, vetëm një ditë para vendimit të GJND-së që konfirmoj se shpallja e pavarësisë të Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në proces të cilin kishim përkrahje të plotë të SHBA-ve. Kosova është me fat që Joe Biden është Presidenti i SHBA-ve, një përkrahës i palëkundur i rrugës tonë të shtetndërtimit dhe zhvillimit, dhe mandatin e tij duhet të shfrytëzuar për forcimimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë – SHBA dhe konsolidimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ BËHU XHELADIN! Po s‘pate busull Dhe e kërkon…