Memli Krasniqi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte lider i përgjegjshëm e parimor, shembull për t’u ndjekur

21 gusht 2025 | 15:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar ish-kryeminstrin dhe bashkëpartiakun Bajram Rexhepi në 8-vjetorin e kalimit në amshim.

Krasniqi është shprehur se Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut.

“Bajram Rexhepi si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor, ishte shembull për t’u ndjekur”, ka theksuar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fyerjet e disa militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj deputetes Shqipe…