
Memli Krasniqi viziton strukturat e PDK-së në Shtime, jep mbështetje kandidatit Përparim Ramusa
02 tetor 2025
| 21:01
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar strukturat e partisë në Shtime, ku u prit nga kandidatët dhe aktivistët lokalë.
Gjatë vizitës, Krasniqi shprehu mbështetjen e plotë për kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës, Përparim Ramusa, si dhe për ekipin e tij.
“Mes një nate plot tubime, u ndala shkurt në Shtime për të përshëndetur dhe përgëzuar kandidatin tonë për kryetar, Përparim Ramusa, shtabin zgjedhor, strukturat dhe kandidatët për Kuvend Komunal për punën e tyre të jashtëzakonshme. Fryma e fitores në Shtime është e pandalshme,” tha Krasniqi.
Vizita e tij shihet si një shtysë e rëndësishme për fushatën zgjedhore të PDK-së në këtë komunë.