Memli Krasniqi: Zahir Pajaziti jetoi heroizmin, nuk e kërkoi atë
31 janar 2026
| 15:02
“Në agimin e lirisë, 29 vjet më parë, ranë në rrugën e shenjtë heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Për Zahirin flasin shokët: ai nuk e kërkoi heroizmin, por e jetoi. I qetë në vendim, i pathyeshëm në besim dhe i vendosur në veprim.
Që të tre, lirinë e kishin fjalë të parë dhe amanet të fundit. Ata ranë që Kosova të mos ndalet kurrë në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”
Kështu ka shkruar ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas homazheve të bëra te busti i heroit Zahir Pajaziti, me rastin e përvjetorit të 29-të të rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.



