Memushaj i bashkohet Bashës te Bari?

05 janar 2018 | 17:39

Futbollisti Ledian Memushaj mund t’i bashkohet mesfushorit tjetër shqiptar, Migjen Basha te skuadra e Barit.

Lajmin e ka bërë të ditur të premten “Gazzetta dello Sport”, kurse transferimi i futbollistit kuqezi mund të mbyllet në këtë muaj. Skuadra e Barit bënë gara në Seria B, por synon në këtë sezon rikthimin në Serie A.

Memushaj mendohet se mund të rrisë kualitetin e lojës së skuadrës së Barit në fazën sulmuese. Bari pas 21 javësh të Serie B mban vendin e katërt në klasifikimin, me 5 pikë më pak se Palermo kryesuese.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Iran kanë vazhduar protestat pro-qeveritare në ditën e tyre…