Menaxheri i LeBron James e pranon, baste të jashtëligjshme në ndeshjet e NBA

01 dhjetor 2023 | 13:14

Maverick Carter, menaxheri i LeBron James, si dhe një partner dhe mik i ngushtë i yllit të Los Angeles Lakers që kur ishin të rinj, pranoi se ai vendoste baste në ndeshjet e NBA përmes një platforme të paligjshme.

Menaxheri i Lebron i pranoi këto fakte gjatë një hetimi federal të vitit 2021. Carter pranoi se ai vendoste rreth 20 baste në futboll dhe basketboll gjatë një viti për shuma midis 5 mijë dhe 10 mijë dollarë. Menaxheri tha se nuk i kujtohet të ketë vendosur bast në ndonjë ndeshje të Lakers.

NBA ndalon bastet nga lojtarët, drejtuesit e ekipit dhe ligës, ndërsa Unioni i Lojtarëve e shtrin atë ndalim edhe tek agjentët. Asnjëra nga organizatat nuk ka rregulla në lidhje me menaxherët në këtë drejtim.

Pas humbjes kundër Oklahoma City Thunder në mëngjesin e së enjtes së kaluar, LeBron siguroi se nuk e dinte deri më tani që Carter kishte bashkëpunuar me autoritetet në atë hetim.

“Maveric merr vendimet e tij dhe në fund të fundit kumari është i ligjshëm. Dua të them, ju mund të shkoni në telefonin tuaj tani dhe të bëni çfarë të doni. Dhe ai nuk ka asnjë lidhje me NBA ose NFL, kështu që ai mund të bëjë çfarë të dojë”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të propozojnë që…