Menaxheri i Neuerit: Nëse Gjermania ka nevojë, Manuel është gati

10 shtator 2025 | 16:07

Portieri legjendar i Bayern Munich, Manuel Neuer, mund të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Thomas Kroth.

“Nëse do të jepja një përgjigje të prerë tani për pjesëmarrjen e klientit tim në Botëror, atëherë do të hapja një temë shumë delikate. Ajo që mund të them është se Neuer është në super formë dhe këtë e shohim çdo javë në fushë”, ka deklaruar Kroth.

Ai shtoi se nëse trajneri Julian Nagelsmann do të përballej me probleme në portë, atëherë Neuer do të ishte i gatshëm të veshë sërish fanellën e katër herë kampionëve të Botës. “Po t’i kërkojnë të rikthehet, ju garantoj se Manu nuk do të refuzojë kurrë”, theksoi Kroth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Kosovës njofton se përfaqësuesi…