“Menaxheria e Qelqtë” shfaqet sonte në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë

26 maj 2025 | 08:35

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë do të jepet shfaqja teatrale “Menaxheria e Qelqtë”, interpretuar nga trupa e Teatrit “Muharrem Qena” nga Mitrovica.

E konsideruar si një nga veprat më të ndjera të dramaturgjisë bashkëkohore amerikane, “Menaxheria e Qelqtë” sjell në skenë një histori të mbushur me emocione, dramë dhe reflektim të thellë mbi jetën familjare dhe ëndrrat personale.

Vepra trajton tema universale si përplasja mes realitetit dhe ëndrrave, sfidat në marrëdhëniet familjare, si dhe luftën për të kapërcyer kufizimet personale.

Shfaqja vjen nën regjinë e Ilir Bokshit, ndërsa në rolet kryesore do të paraqiten aktorët Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi dhe Mehmet Preteni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një zonë turistike…