Menaxherja e projektit në KDI takohet me Merkelin

14 shtator 2021 | 12:40

Menaxherja e projektit në KDI, Jeta Krasniqi, ka marrë pjesë në një takim të ftuar nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel me përfaqësues të shoqërisë civile të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, Krasniqi ka ndarë vlerësime lidhur me zhvillimet politike të fundit në Kosovë, bashkëpunimin rajonal, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektiven evropian të rajonit.

“Një nder i veçantë të merrja pjesë në takimin e shoqërisë civile me kancelaren Gjermane Angela Merkel. E privilegjuar të ndaja ndër të tjera vlerësimet mbi zhvillimet politike të fundit në Kosovë, bashkëpunimin rajonal, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektiven evropian të rajonit. Kancelarja Merkel në vizitën e saj lamtumirës ndau kohë të veçantë për përfaqësuesit e shoqërisë civile nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar kështu rolin tonë të rëndësishëm në proceset nëpër të cilat kalojnë shtetet tona”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka thënë se ëndrra…