Mendësia e Kurtit nuk luftohet vetëm me mënyrën që po bën opozita

14 korrik 2025 | 08:10

Visar Ymeri ka folur për mënyrën se si, sipas tij, duhet të reagojë shoqëria ndaj qasjes së Albin Kurtit.

“Kjo mendësi e Albin Kurtit nuk luftohet vetëm në mënyrën qysh po e bënë opozita deri tash, unë mendoj që duhet me pas edhe protesta edhe njëfarë zgjimi qytetar. Tash nuk po thom me bo protesta të Vetëvendosjes.”

Ai përmendi edhe forma të tjera të mundshme të reagimit:

“Protesta mundet me u bo p.sh. padëgjueshmëri e nëpunësve civil. Formë jashtëzakonisht efektive e protestës janë edhe këta lajmëtarët, që japin dokumente çfarë hajnije është duke ndodh brenda dhe bravo iu koft atyre.”

Në fund të intervistës, Ymeri u shpreh:

“Nëse ti më pyet mua a është Kurti totalitar? Unë të them jo… jo që nuk don, po që nuk ka pas mundësi.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug…