Mentor Hyseni emërohet drejtor i ATK-së

13 gusht 2025 | 11:07

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni.

“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë. MFPT ka besim të plotë që z. Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija e Tetovës i thotë lamtumirë Championsit. Kuqezinjtë u mposhtën…