Mercedesi kundër Hamiltonit: Në Australi, më të fortë nga sa menduam

13 prill 17:30

Lewis Hamiltoni, pas garës së Australisë, u shpreh dy ditë më parë se makina Mercedes nuk ka bërë hapa përpara.

Gjithsesi, krejt ndryshe mendon drejtori sportiv i makinës gjermane, Toto Wolff. Sipas tij, skuadra kampione në Formula 1 largohet nga Melburni më e fortë se kur vajti.

“Largohemi nga Australia në një situatë më të mirë krahasuar me atë kur erdhëm. Mësuam shumë dhe mblodhëm mjaft të dhëna si dhe një vend të tretë e të katërt me dy pilotët tanë. Natyrisht nuk kemi ende ritmin për ta sfiduar Ferrarin apo Red Bullin, por tani e dimë se ku duhet të punojmë”, ka thënë Wolff.

“Ajo që më gëzon është mentaliteti që ka skuadra. Jo vetëm ne që udhëtojmë e marrim pjesë në gara, por edhe ata që janë në Angli e Gjermani po punojnë për ta ndryshuar ritmin. U përpoqëm të duelojmë me më të mirët me këtë makinë që kemi dhe kjo është inkurajuese”, ka shtuar shefi i Mercedesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 14 shkurti i këtij viti, Safet Bytyçi nga…