Mërgata në Basel në mbështetje të Fadil Robellit, kandidatit të PDK-së me numër 34 për Asamblenë e Gjilanit

23 gusht 2025 | 18:30

Sekretari i dëgës së PDK-së, në Zvicër, Shaip Kadriaj përmes llogarisë së vet në “Fecebook”, ka njoftuar se në Basel është mbajtë një takim në mbështetje të kandidatit për këshilltar komunal në Komunën e Gjilanit, z. Fadil Robelli, me numër 34.

Njoftimi i plotë i Kadriajt:

Mbrëmë në Basel u mbajt një takim në mbështetje të kandidatit për këshilltar komunal në Komunën e Gjilanit, z. Fadil Robelli, me numër 34.

Z. Robelli, përveç që është një prind i përkushtuar ndaj familjes, ka dhënë një kontribut të çmuar si Sekretar i Nëndegës së PDK-së në Basel, duke qenë gjithmonë aktiv në organizim dhe në shërbim të bashkatdhetarëve tanë.

Fadili synon të jetë një zë i fuqishëm i mërgatës dhe i qytetarëve të Gjilanit, duke përfaqësuar me dinjitet e përgjegjësi interesat e tyre.

Mbështesim kandidatin tonë z. Fadil Robelli, numër 34, për Këshillin Komunal në Gjilan!

Ftojmë mërgatën e Gjilanit dhe qytetarët në Gjilan që më 12 tetor të votojnë numrin 34, z. Fadil Robelli, për Këshillin Komunal në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolonat e gjata vazhdojnë për orë të tëra në disa…