Mërgata përgatitet për protestë masive në Hagë

28 gusht 2025 | 12:17

Veprimtari, Shaip Kadriaj i cili jeton në Zurich, ka vazhduar takimet me mërgatën shqiptare që jetojnë në shtete perëndimore. Kadriaj ka postuar një fotografi me veprimtarin Sefer Buzhala i cili jeton në Itali ku ka bërë të ditur se janë duke u koordinuar për pjesëmarrje sa më masive në protestën në mbrojtje të të drejtave të çlirimtarëve tonë që po mbahen në padrejtësisë në Hagë.

Njoftimi i plotë i Kadriajt:

Me mikun tim Sefer Buzhala, në Itali, duke u përgatitur për protestën e 14.09.2025 në Hagë kundër padrejtësive që po i bëhen kombit dhe luftës sonë çlirimtare. Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët kudo që jetojnë, të bashkohemi më 14 shtator në Hagë, për të ngritur zërin në mbrojtje të së vërtetës, të luftës së UÇK-së dhe të drejtës sonë kombëtare.

Bashkimi ynë është fuqia jonë – le të dëshmojmë se drejtësia dhe e vërteta janë në anën tonë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lista Serbe, Branisllav Nikolliq, nuk e mori asnjë…