Mërgim Lushtaku: Kemi qenë me zemër për dikë nga familja Jashari, për Andin Hotin s’kemi votë, është në LV

04 mars 2026 | 15:44

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, ka thënë se me zemër kanë qenë që të votojnë për president një emër që vjen nga familja Jashari, por ka theksuar edhe se nuk e voton Andin Hotin pasi është në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual, por realisht atë nuk e patëm. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari që të jemi për, por e pamë rrjedhojën dhe ne e respektojmë… Edhe Andinin edhe që e kam pasur koleg, por dihet që ai është vartës dhe është në Vetëvendosje dhe nuk kemi votë për të”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk do të qëndrojnë në sallë kur të mbahet seanca për presidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme nëse nuk…