Mërgim Lushtaku zyrtarizon kandidaturën për deputet në PDK: Garon me numrin 100
07 dhjetor 2025
| 20:28
Mërgim Lushtaku ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në listën e PDK-së, duke theksuar përkushtimin dhe besnikërinë ndaj qytetarëve, raporton GazetaBlic.
Ai do të garojë me numrin 100, simbol të angazhimit të tij dhe të besimit në rolin e të rinjve në politikë.
Lushtaku ka falënderuar mbështetësit për motivimin dhe energjinë që i japin, duke nënvizuar nevojën që PDK të mbetet një parti e hapur dhe e fortë.



