Mërgim Mavraj: Dua ta mbylli karrierën në Superligën e Kosovës

09 shkurt 2021 | 12:31

Mbrojtësi i njohur shqiptar, Mërgim Mavraj, ka zbuluar një ëndërr të tij. Futbollisti që ka bërë karrierë në Bundesliga 1 dhe 2, por edhe në Greqi, dëshiron që karrierën ta mbyll në Kosovë.

“Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën”, ka thënë Mavraj.

“Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Greuther Fürth vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr”, ka deklaruar Mavraj për “Panoramasport”.

Mbrojtësi me prejardhje nga Istogu mund të tërheq vëmendjen e shumë klubeve në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besë Krasniqi shpall të pavlefshme dëftesat dhe certifikatën e  SHMM…