Mërgimtarët në përkrahje të Hisen Berishës, 67-shit të PDK-së
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha ka ndarë në rrjetet sociale disa foto me mërgimtarët.
“Mërgimtarët nga familja e gjerë Rrukiqi, ashtu si shumë bashkatdhetarë të tjerë që kanë ardhur në atdhe për festat e fundvitit, nuk e fshehin mbështetjen e tyre për PDK-në dhe shpresën për rikthimin e normalitetit social, ekonomik dhe zhvillimor në Kosovë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Ai ka thënë se fjalët e tyre janë demantimi më i mirë i mashtrimeve që Albin Kurti ua ka bërë mërgimtarëve ndër vite. “Ato dëshmojnë qartë se mërgata e njeh realitetin, i sheh pasojat e keqqeverisjes dhe kërkon një kthesë të vërtetë për vendin. Besimi dhe vota e tyre janë një inkurajim i fuqishëm për të vazhduar punën për shtetin, për zhvillimin dhe për një Kosovë që u përket të gjithëve”, ka shkruar Berisha.



