Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës

04 korrik 2025 | 18:23

Bëhet e ditur se dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës (Parisit dhe Lionit) u përuruan sot në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Platforma mediale albinfo ka shkruar edhe ditë më parë nismën e projektit të fluturimeve mes Lionit dhe Prishtinës.

Në njoftimin e Ambasadës së Francës thuhet se kjo lidhje direkte, e mundësuar nga ASL Airlines France, do të lehtësojë udhëtimin për diasporën, do të stimulojë turizmin si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.

“Limak dhe Aéroport de Lyon , partnerë kyç në zhvillimin e Aeroportit Adem Jashari, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë sukses.Faleminderit të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë!”, thuhet në postimin e Ambasades së Francës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe…