Mërgimtarët po presin deri në një orë për të dalë nga Dheu i Bardhë

25 korrik 2025 | 08:10

Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare, veçanërisht në pikën e kalimit në Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për të dalë nga territori i shtetit fqinj arrin deri në një orë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, hyrja në Kosovë nga kjo pikë kufitare aktualisht kërkon rreth 10 minuta pritje.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të hyrë në Kosovë kapin deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë, me fluks më të vogël udhëtarësh dhe pritje minimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet…