
Mërgimtari Blerim Behramaj organizon se paku 10 autobusë për protestën në Hagë
12 shtator 2025
| 23:37
Mërgimtari i përkushtuar nga Izbica e Skenderajt, z. Blerim Behramaj, që jeton në Stuttgart të Gjermanisë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga Stuttgart-i dhe rrethina, ka bërë një mobilizim të jashtëzakonshëm duke organizuar se paku 10 autobusë me bashkatdhetarë për të marrë pjesë në protestën e së shtunës në Hagë.
Kjo protestë organizohet nën moton “Drejtësi për Çlirimtarët”, ku mërgata shqiptare do të ngrejë zërin e saj në mbështetje të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Ky veprim i z. Behramaj dhe bashkëpunëtorëve të tij është dëshmi e qartë se mërgata mbetet gjithmonë e bashkuar dhe aktive në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët tanë.