
Mërgimtari e kritikoi për ‘kokëfortësi’, kryeministrit i ‘luan çehrja’ pak – tjerët brohorasin ‘Albin Kurti’
21 tetor 2025
| 17:09
Ditën e sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me disa mërgimtarë në Londër, para të cilëve ai ka folur edhe për mundësitë e të bërit qeverinë e re, për të cilën ka afat deri të dielën.
Por, përderisa Kurti fliste për vështirësitë e të bërit koalicion me partitë e tjera, një mërgimtar iu drejtua atij me fjalët se edhe Kurti e ka ‘’pak kokën e fortë’’ se më herët ai ka pas mundësi të bëjë koalicion me NISMA-n.
Në video në këtë moment, shihet se Kurtit s’i është bërë qejfi nga komenti i mërgimtarit, derisa të tjerët hidhen menjëherë në brohoritma në përkrahje të Kurtit me thirrje ‘’Albin Kurti’’.