Mërgimtari Kolgeci: Muharremaj po ballafaqohet me akuza të paqëndrueshme, pse nuk flitet për punët e mëdha dhe ndryshimet rrënjesore që ka bërë në Suharekë
Mërgimtari i njohur nga Italia dhe një nga miqtë më të afërt të Bali Muharremajt, Faton Kolgeci ka reaguar pas disa akuzave ndaj kryetarit të Suharekës.
Kolgeci në Facebook ka shkruar se pse nuk përmenden e nuk flitet për punët e mëdha dhe ndryshimet rrënjësorë që ka bërë në Suharekë.
“Ai nuk ka nevoje per debate televizive qe te grumbulloje vota, populli ka qene krahe per krahe me te ne cdo pune te mire qe ka ba gjate qeversjes se tij si i pari i Suharekes. Do te jemi me te edhe me 9 nentor me voten tone qe te vazhdoje te drejtoje komunen tone edhe per 4 vjet e ardhshem”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i Kolgecit:
Per mikun tim dhe kryetarin e Suharekes do te jem i gatshem ti dal krah dhe mbeshtes sa here te kete nevoje. Sot Bali Muharremaj po ballafaqohet me akuza te paqendrueshme per disa pune te vogla, pse nuk permenden e nuk flitet per punen e medha dhe ndryshimet rrenjesore qe ka ba ne Suhareke. Sepse ja kane friken te ballafaqohen me punet e tij. Ai nuk ka nevoje per debate televizive qe te grumbulloje vota, populli ka qene krahe per krahe me te ne cdo pune te mire qe ka ba gjate qeversjes se tij si i pari i Suharekes. Do te jemi me te edhe me 9 nentor me voten tone qe te vazhdoje te drejtoje komunen tone edhe per 4 vjet e ardhshem. Na prifte e mbara!



