
Mërgimtari që jeton në Amerikë, Armend Qerim Pepshi dhuron një ashensor për Spitalin e Pejës
Mërgimtari nga Juniku, Armend Pepshi së bashkë më prindin e tij Qerimin, që jetojnë në SHBA i kanë dhuruar Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, një ashensor. Kështu është bërë e ditur nga Spitali i Pejës. “Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u bë përurimi i ashensorit të ri në Ambulancën Specialistike, donacion i bashkëqytetarit tonë që jeton në SHBA, z. Armend Qerim Pepshi. Ky është ashensori i dytë që familja Pepshi dhuron për Spitalin tonë, pasi që ashensori i parë tashmë është në funksion në bllokun internistik, duke lidhur repartet e Dializës dhe Internos. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë kontribut të çmuar, i cili lehtëson ndjeshëm qasjen dhe lëvizjen e pacientëve tanë. Ky akt human është shembull i vlerës së madhe që ka solidariteti i bashkatdhetarëve tanë për shëndetin e qytetarëve.”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.