
Merimangat helmuese paralizojnë portin e makinave në Detin e Veriut
02 korrik 2025
| 16:34
Terminali i makinave në Bremerhaven, që njihet edhe si porti i makinave në Detin e Veriut u detyrua të mbyllej pasi u zbuluan dy merimanga që i përkasin specieve shumë helmuese “vejusha e zezë”.
Tina Allerheilinger, zëdhënëse e kompanisë logjistike, BLG tha se sapo u njoftuan se ka merimanga, punë në zonën në fjalë u ndal menjëherë.
“Puna në zonën në fjalë u ndal menjëherë dhe zona u mbyll kryesisht”, tha ajo.
Helmi i këtyre krijesave me tetë këmbë përmban një neurotoksinë të fuqishme që ndikon në sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë, dhimbje barku, të vjella, dridhje dhe djersitje te njerëzit.
Në disa specie, kafshimet mund të jenë edhe fatale.