Merino lëndohet rëndë, jashtë fushave për disa muaj
02 shkurt 2026
| 10:44
Mikel Merino ka pësuar një lëndim serioz dhe do të mungojë për disa muaj te Arsenali.
Mesfushori spanjoll ka thyer një kockë në shputën e këmbës, dëmtim që e detyron të ndalet për një periudhë të gjatë jashtë fushës.
Sipas raportimeve të Marcas, objektivi i stafit mjekësor të Arsenalit është rikuperimi i Merinos para përfundimit të sezonit, edhe pse koha e rikthimit mbetet ende e paqartë.
Klubi londinez pritet të publikojë së shpejti një komunikatë zyrtare mbi gjendjen e lojtarit.
Ndërkohë, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë tregun e mesfushorëve në orët e fundit të afatir dimëror, për të mbuluar mungesën e spanjollit dhe për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës në garën për objektivat e sezonit.



