Merita Koçinaj-Berisha emërohet prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në UP

26 qershor 2018 | 11:33

Prof. asoc. dr. Merita Koçinaj- Berisha është zgjedhur prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur me datë 25/06/2018.

Prof. asoc. dr. Merita Koçinaj – Berisha është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga viti 2002, ku aktualisht ligjëron lëndët Mjekësi Sociale dhe Statistikë Mjekësore.

Prof. Koçinaj – Berisha është autore dhe koautorë e disa punimeve shkencore, kumtesave dhe ligjërimeve të prezantuara dhe botuara në vend dhe në shtete të ndryshme të botës.

Këtu mund ta lexoni biografinë e Merita Koçinaj- Berisha: http://mjekesia.uni-pr.edu/getattachment/Ballina/Personeli/Personeli-akademik/Profesor-Asistent/Merita-Kocinaj-Berisha/Merita-Berisha-09-12-2016.pdf.aspx

 

Image result for Merita Koçinaj - Berisha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka quajtur Zotin “budalla”,…