Meriton Korenica në ekipin ideal të javës në Rumani

03 shkurt 2026 | 11:51

Meriton Korenica po e vazhdon shkëlqimin në futbollin rumun.

Përfaqësuesi kosovar bëri paraqitje pozitive gjatë fundjavës që shkoi me Clujin duke kontribuuar me gol në minutat e fundit në fitoren 4:2 ndaj FC Metaloglobus București.

Falë paraqitjes së shkëlqyeshme në ndeshjen e vlefshme për kampionatin rumun, futbollisti ofanziv u përfshi në formacionin e javës në Rumani nga faqja e specializuar për vlerësime në futboll – Sofascore.

Ish-futbollisti i Prishtinës dhe i Ballkanit në fakt u vlerësua me notën 8,2.

Në total në këtë sezon, 26-vjeçari i ka realizuar 6 gola dhe i ka bërë 2 asistime në 23 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht…