Merkel takon Erdoganin gjatë vizitës lamtumirëse në Turqi

16 tetor 2021 | 18:18

Angela Merkel ka qenë në shtetin turk për një vizitë lamtumirëse pas largimit nga politika aktive gjermane. Kancelarja gjermane, Merkel ka takuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, raportojnë mediat turke.

Takimi, i cili u mbajt në rezidencën Huber në Tarabya, zgjati 1 orë. Pas takimit, të dy udhëheqësit mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Merkel tregoi se për çka biseduar me liderin turk duke zbardhur edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

“Ne nuk jemi këtu për të vlerësuar njëri-tjetrin. Ne i japim rëndësi bashkëpunimit tonë. Shumë gjëra janë zhvilluar në Turqi, kur shikojmë Stambollin në aspektin e infrastrukturës, vetëm këtë e shohim. Kur erdha në Ankara për herë të fundit, pashë se sa struktura administrative, administrata, njerëzit që jetojnë atje dhe sa të larta ishin rritur standardet pavarësisht problemeve ekonomike”, pohoi Merkel.

Merkel vlerësoi edhe kontributin e shtetit turk në kuadër të NATO-s, por dha edhe kritika për liritë e njerëzve, raporton t24.

“Si një aleate e NATO -s, Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Unë isha kritike rreth zhvillimeve për të drejtat e njeriut dhe liritë individuale. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Sigurisht, ne kërkuam zgjidhje, mund të kemi këndvështrime të ndryshme, jemi të lidhur gjeostrategjikisht me njëri-tjetrin, jemi të varur. Ne folëm në detaje për talebanët, për refugjatët, për Afrikën. Ne kemi gjithmonë interesa të përbashkëta. Kështu do ta shohë qeveria e ardhshme federale. Qeveria e ardhshme do ta shohë këtë në të njëjtën mënyrë, me të gjitha aspektet pozitive dhe shqetësuese të marrëdhënieve midis dy vendeve. Paqja dhe besimi ynë janë të ndërlidhur”, shtoi ajo.

Erdogan deklaroi se me Merkelin u pajtuan se dyja vendet do të bashkëpunojnë pavarësisht se kush është në krye të shteteve.

“Në takimet e sotme me Merkelin, ne diskutuam në detaje çështjet në axhendën tonë, veçanërisht marrëdhëniet tona dypalëshe. Shoqëria turke në Gjermani përbën aspektin më të rëndësishëm shoqëror të marrëdhënieve tona dhe përbën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i sigurt se Kancelarja do të japë kontribute të rëndësishme për miqësinë turko-gjermane edhe në të ardhmen. Si Turqi, ne do të vlerësojmë kontributet e Merkelit, pavarësisht pengesave me të cilat përballemi në rrugën drejt anëtarësimit të plotë”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar për arritjen në parim të marrëveshje mes SPD-së, Gjelbrit dhe Liberalët – të cilët do ta formojnë qeverinë e re të Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema beson se pavarësisht largimeve të Lionel Messit dhe…