Merkel i thotë Vuçiqit: Serbia të arrijë marrëveshje kontraktuale me Kosovën

27 shkurt 2018 | 19:15

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë të ditur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE mund të jenë të suksesshme nëse ky vend i zhvillon reformat dhe në qoftë se e rregullon çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

“Negociatat e Serbisë për anëtarësim mund të jenë të suksesshme në qoftë se zhvillohen më tej reformat në sferën e sundimit të ligjit dhe në zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën. Ne kemi trajtuar pjesërisht çështjen se si mund të arrijmë në kornizën ligjore, dhe zgjidhjes kontraktuale për Kosovën”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani.

E pyetur nëse marrëveshja e obligative ligjore me Kosovën do të thotë njohjen e Kosovës nga Serbia, kancelarja Merkel ka thënë se “sa i përket pritshmërive që kanë të bëjnë me Kosovën nuk jam unë ajo që do të përshkruaj se çfarë duhet të ndodhë, çfarë është e dëshirueshme dhe çfarë duhet bërë”, ka thënë ajo duke shtuar se rolin kryesor në këtë aspekt e ka Presidenti.

“Nismat vijnë nga Serbia. Presidenti i Serbisë është ai që është akteri kryesor”, deklaroi Merkel.

“Ne po flasim për këtë dhe mbështesim gjërat kur kërkohet ndihma jonë. Por, unë nuk do të ndaj këshilla, sidomos jo në publik”, ka thënë Merkel.

Kancelarja gjermani tha se duhet të zgjidhet një numër çështjesh në rajon dhe theksoi se Berlini zyrtar “vlerëson pjesëmarrjen e presidentit Vuçiq në lidhje me bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet plotësisht Marrëveshjen për Shënjimin…