Merkel vlerësohet me Urdhërin Evropian të Meritës

11 mars 2026 | 08:26

Ish-kancelarja Angela Merkel është ndër të parat që nderohet me Urdhërin e ri Evropian të Meritës akorduar nga Parlamenti Evropian. Çmimi njeh, ndër të tjera, kontributin e saj në integrimin evropian.

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkeldo të vlerësohet me urdhërin më të lartë evropian të meritës. Ajo i bashkohet radhëve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish-Presidentit polak Lech Walesa. Sipas Parlamentit Evropian, urdhëri, i prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, nderon individë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në integrimin evropian ose në promovimin e vlerave evropiane. Është çmimi i parë evropian i këtij lloji që jepet nga një institucion i BE-së.

Çmim me disa nivele

Merkel, Zelensky dhe Walesa marrin nderimin më të lartë. Çmime të tjera u takojnë kryesisht ish-presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së, ose, për shembull, ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet. Personalitete nga sporti dhe kultura gjithashtu nderohen me Urdhërin e Meritës.

Gjatë kohës së saj si kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021, Merkel vlerësohej si menaxherja e krizave të Evropës. Ajo mori pjesë në më shumë se 100 samite të krerëve të shteteve dhe qeverive dhe mbikëqyri, ndër të tjera, krizën financiare, Brexit dhe pandeminë e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëron se reshjet e kontaminuara…