
Merkeli bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin
18 shtator 2025
| 08:14
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u shfaq sërish në publik duke bërë thirrje për bashkim të Bashkimit Evropian përballë sfidave globale, përfshirë konfliktet dhe politikën proteksioniste të Presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë një simpoziumi të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës, Merkel theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët të BE-së në marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën. Ajo paralajmëroi se, edhe pse Gjermania është ekonomia më e madhe e BE-së, një shtet i vetëm nuk mund të përballojë këto sfida.
Merkel vuri në dukje kufizimet e Marrëveshjes së Lisbonës, duke sugjeruar që Bashkimi Evropian duhet të jetë më fleksibël për të mundësuar ndryshime të mëdha pa pengesa burokratike.