Merkeli për “Open Balkan”: Procesi i Berlinit s’mund të zëvendësohet

14 shtator 2021 | 15:24

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë nismë tjetër, por thjesht gjërat mund të përshpejtohen përmes nismave të tjerë.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Open Ballkan” është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është nismë kontradiktë e këtij procesi. “Open Balkan”, ka thënë Rama është mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit.

Sipas tij, “Open Balkan” ndihmon që të rritet bashkëpunimi dhe rezultatet kanë filluar të flasin e do të flasin dhe do të jetë mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Ai ka thënë se kush i mbivendos nuk e kupton pse e bën qëllimisht.

Rama ka shtuar se fjalët se nismat rajonale janë të organizuara nga palët e treta janë dokrra.

Ai ka theksuar se vendet e rajonit nuk kanë  pse të presin integrimin në BE për të realizuar disa projekte përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se iniciativa “Open…