Merkeli sot qëndron për vizitë në Shqipëri

14 shtator 2021 | 07:35

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të qëndrojë sot për një vizitë në Tiranë, ku ajo do takohet fillimisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Temë e bisedës do të jenë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Ajo fillimisht do të pritet me një ceremoni në pallatin e Brigadave në orën 10:20 ndërkohë që pas do të pasojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 11:00 takohet delegacionet e dy vendeve në Pallatin e Kongreseve dhe më pas agjenda do të zhvendoset në Tirana Business Park në zonën e Rinasit ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Atje Merkel dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 14:35.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do…