Merkeli uron Kurtin: Gëzohem t’ju takoj së shpejti në Berlin

08 shkurt 2020 | 11:24

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës së kryeministrit të Kosovës.

Zyra e Kancelares Merkel në urimin për Kurtin ka thënë se do të ishte e lumtur që ta shoh atë së shpejti në Berlin.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sndimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe dialogu me Serbinë.

“Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.

Në këtë rrugë, siguron Merkel, Gjermania do të jetë pranë Kosovës si përkrahëse.

“Qeveria gjermane do ta mbështesë edhe më tej Kosovën në këtë rrugë. Gëzohem të ju takoj së shpejti në Berlin. Për detyrat të cilat ju presin ju dëshiroj shumë fat dhe sukses”, ka thënë Merkel.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë javës që kaloi me automjetin e veçantë ‘Merimanga’, janë…