Merr flakë vetura në Vlorë, gjendet i djegur një person
15 dhjetor 2025
| 16:15
Një veturë është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, ku brenda saj është gjetur trupi i një personi të djegur.
Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht zjarrfikësit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është djegur plotësisht.
Është bërë me dije se si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.
Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /TCh



