Merr fund gjithçka, PSG firmos me Fabian Ruiz

28 gusht 2022 | 12:09

PSG ka bërë një tjetër goditje në merkato, teksa ka arritur të firmosë me lojtarin e Napolit. Bëhet fjalë për Fabian Ruiz, zyrtarizimi i të cilit pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Spanjolli, për të cilin kishte interes të lartë edhe nga Real Madrid, do të zhvendoset në kryeqytetin francez dhe sipas Fabrizio Romano do të firmosë një kontratë pesëvjeçare.

Nga ana tjetër, Napoli do të fitojë vetëm 20 milionë euro për një nga futbollistët më të vlerësuar në organikën e italianëve, kjo sepse 26-vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit 2023 dhe të kaltrit mund ta humbisnin me parametër zero, raporton abcnews.al.

Kështu, pas Vitinha dhe Renato Sanches, reparti i mesfushës së trajnerit Galtier përforcohet edhe më shumë ndërsa pritet që të largohet Paredes me destinacion Juventus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku është vlerësuar nga Qeveria e Shqipërisë me medaljen…