
Merret vendimi, asnjë sportist rus në Lojërat Olimpike
Sporti rus merr një tjetër goditje të rëndë. Rusada (Agjencia Ruse e Anti-Dopingut) i dorëzoi të dhëna të manipuluara të kontrollit Anti-Doping hetuesve në janar të vitit 2019 dhe e gjithë kjo nuk ka kaluar pa pasoja.
Ata u dënuan me katër vite pezullim, duke humbur kështu Lojërat Olimpikë në Tokyo dhe ato aziatike në Pekin 2022. Komiteti Olimpik i Rusisë e ankimoi çështjen në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Lozanë) dhe ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi përfundimtar.
Mësohet se dënimi prej katër vitesh është ulur në dy, por sërish në Rusi nuk kanë pse të jenë të lumtur pasi të gjithë atletët e këtij vendi do të humbin Lojërat Olimpike të Tokyos në verën e ardhshme. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës nga Rusia.
Në vitin 2015 shumë atletë rezultuan pozitivë për doping dhe WADA (Agjencia Botërore e Anti-Dopingut) vendosi të japë një dënim të përgjithshëm, duke përjashtuar për tre vite Rusinë nga kompeticionet ndërkombëtare.