Merret vendimi: Gucati dhe Haradinaj mund të takohen me familjarët e tyre

14 korrik 2021 | 16:25

Sot në Hagë është mbajtur konferenca e gjashtë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Zyrtari nga Zyra e Administrimit të Dhomave të Specializuara ka njoftuar se nga 1 korriku ish-krerët e Organizatës të Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mund të takohen me avokatët e tyre pa ndarje me qelq.

“Gjatë gjithë pandemisë ne kemi punuar nga afër me personelin mjekësor në objektin e paraburgimit. Dhe mund t’ju them se duke filluar nga data 1 korrik vizitat mund të bëhen në objektin e paraburgimit, edhe pa ndarje, dmth. pa ndarje me qelq. Kjo vlen për të gjithë avokatët që janë të vaksinuar plotësisht dhe që vijnë nga vende në zonën e gjelbër dhe të verdhë. Duke filluar nga data 16 korrik ky relaksim për popullsinë në Holandë është zbatuar së bashku me një sërë masash të tjera, gjithashtu kemi marrë masa për t’u dhënë mundësi avokatëve që jo vetëm të shihen me ta përmes ekraneve, por edhe të takohen fizikisht”, ka njoftuar Zyra e Administrimit.

Zyrtari nga Zyra e Administrimit ka pohuar se nga 15 korriku mund të fillojnë edhe vizitat e familjarëve nga afër.

“Sa iu takon vizitave të familjeve, duke ndjekur nga afër këshillat mjekësore, vizitat e familjeve nga afër, mund të fillojnë që nesër dhe janë planifikuar ose pritet që të zhvillohen, pra edhe një herë e përsëris që janë të mundshme vizitat e familjarëve nga afër”, ka thënë ai.

Avokatët e Gucatit dhe të Haradinajt thanë se kanë mirëpritur këtë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të…