Merret vendimi për rimodelimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren

30 nëntor 2020 | 17:27

Shtatorja e Adem Jasharit e cila është vendosur në Prizren më 28 Nëntor, e që u cilësua si karikaturë, do të rimodelohet

Këtë e kanë konfirmuar nga menaxhmeti i “Abi Çarshia” në Prizren, pranë së cilës është vendosur shtatorja e Adem Jasharit.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”, kanë thënë ata.

Nga menaxhmenti kanë theksuar se e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër.

“Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”, kanë thënë nga menaxhmeti i “Abi Çarshia”

Shtatorja e Adem Jasharit e vendosur më 28 Nëntor në Prizren është cilësuar si karikaturë, pasi nuk ngjason me pamjen reale të komandantit legjendar të UÇK-së.

Kritika të shumta janë drejtuar për skulptorin që e ka punuar shtatoren, por edhe për Komunën e Prizrenit që lejoi vendosjen e një shtatoreje të tillë. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Gjatë ditës është raportuar në medie se flamuri i…